Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaBoksTyson Fury rikthehet më 1 gusht në Dublin si përgatitje për duelin me Joshua

Tyson Fury rikthehet më 1 gusht në Dublin si përgatitje për duelin me Joshua

Tyson Fury ka njoftuar se do të kthehet në ring më 1 gusht në Dublin, Irlandë. Ndeshja do të shërbejë si përgatitore në prag të përballjes së pritshme me bashkëkombësin e tij Anthony Joshua, ndërsa emri i kundërshtarit të Fury-së nuk është zbuluar ende.

Sipas telesport, përballja e Fury pritet të jetë eventi kryesor i mbrëmjes së 1 gushtit, ku në kartel do të jetë edhe dueli i boksierit vendas Pierce O’Leary kundër Mark Chamberlain. Fury publikoi një video në Instagram nga stërvitjet në Tajlandë, duke shtuar se është gati për datën e konfirmuar në Dublin.

Anthony Joshua është planifikuar të boksojë një javë më herët, më 25 korrik në Riad kundër shqiptarit Kristian Prenga, ndërsa sfida e fundit e Fury ishte fitorja ndaj Arslanbek Makhmudov në stadiumin Tottenham më 11 prill. Këto informacionet janë bërë publike edhe nga telesport.

Lini një koment