Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaFinancimi i partive sjell “Venecian” në Tiranë

Financimi i partive sjell “Venecian” në Tiranë

Përpara shqyrtimit në seancën publike të datës 12 qershor, Komisioni i Venecias solli një delegacion në Tiranë për të diskutuar me palët për projektligjin për financimin e partive.

Gjatë paradites dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi  në një takim në Kuvend i informuan 5 ekspertët mbi punën e bërë deri më tani në Komisionin.

Ata kanë patur mundësi të zhvillojnë konsultim të plotë rreth projektligjit.

Nisma ligjore ndodhet tashmë në fazën e konsultimit me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, për të vijuar më pas me përmbylljen e saj dhe kalimin në procedurë parlamentare.

/tvklan.al

Lini një koment