Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në Kardhiq-Delvinë, përplasen dy automjete (VIDEO)

Aksident në Kardhiq-Delvinë, përplasen dy automjete (VIDEO)

Një aksident automobilistik është regjistruar të enjten në rrugën Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, pranë tunelit të Skërficës ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lini një koment