Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident fatal në rrugën drejt Darëzezës, mjeti kthehet përmbys, humb jetën shoferi

Aksident fatal në rrugën drejt Darëzezës, mjeti kthehet përmbys, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mesditën e sotme në rrugën e re drejt Darëzezës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti, i cili është shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes se ngjarjes.

Lini një koment