Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardin kryesor

Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardin kryesor

Dy automjete janë përplasur në bulevardin kryesor të Gjirokastër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të lagjes “18 Shtatori”, ku një automjet tip Nissan Micra është përplasur me një mjet tip Jeep.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Lini një koment