Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPD mbledh Kuvendin Kombëtar, votohen ndryshimet statutore dhe Këshilli i ri Kombëtar

PD mbledh Kuvendin Kombëtar, votohen ndryshimet statutore dhe Këshilli i ri Kombëtar

Partia Demokratike e Shqipërisë zhvillon sot Kuvendin Kombëtar, vetëm një javë pas rikonfirmimit të Sali Berishës në krye të partisë.

Ky i fundit pritet të mbajë fjalën përshëndetëse në nisje të punimeve të Kuvendit.

Gjatë punimeve, kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi, do të paraqesë për miratim 8 ndryshime statutore, ku ndër më të rëndësishmet janë kufizimi i rolit të primareve dhe krijimi i një komisioni që do të filtrojë kandidaturat përpara votimit nga anëtarësia.

Statuti i ri parashikon gjithashtu dixhitalizimin e listës së anëtarëve dhe përditësimin e saj çdo dy vjet.

Delegatët do të votojnë edhe 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, i cili më pas do të miratojë ekipin e ri drejtues të propozuar nga Berisha.

Lini një koment