Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAlarm për një objekt të dyshimtë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, rrethohet zona

Alarm për një objekt të dyshimtë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, rrethohet zona

Një alarm për praninë e një lënde të dyshuar shpërthyese ka aktivizuar këtë paradite forcat e policisë në zonën e Rrugës së Elbasanit në Tiranë, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë rrethuar perimetrin dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në segmentin ku është sinjalizuar objekti i dyshimtë.

Në terren ndodhen gjithashtu specialistët e forcave xheniere dhe ekspertët e antieksplozivit, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar natyrën e objektit dhe nivelin e rrezikut. Në këtë moment po bëhet kontrolli me qentë e gardës antieksploziv.

Për arsye sigurie, zona është izoluar dhe qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet pranë vendit ku po zhvillohen veprimet e forcave të rendit.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me objektin e dyshimtë apo nëse bëhet fjalë për një kërcënim real.

Lini një koment