Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAlarm i rremë për bombë pranë Ambasadës Amerikane! Forcat xheniere gjejnë… thjesht fasule

Alarm i rremë për bombë pranë Ambasadës Amerikane! Forcat xheniere gjejnë… thjesht fasule

Këtë të shtunë, më 30 maj, për disa momente në zonën e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane, është krijuar panik për banorët dhe kalimtarët. Kjo pasi një kovë ishte lënë në mes të rrugës.

Sendi i dyshimtë ngriti një alarm të rremë për bombë për pak çaste. Megjithatë, pas ndërhyrjes së forcave xheniere rezultoi se nuk ishte asnjë send të jashtëligjshëm.

“Rreth orës 09:15, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit me rrugën ‘Dervish Hima’, është konstatuar një kovë plastike e dyshimtë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Forcat Xheniere, të cilat kanë kryer kontrollin dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.”, bëri me dije policia.

Madje, siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, rezultoi se kovë rezultoi të kishte thjesht fasule.

/tvklan.al

Lini një koment