Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e kësaj të hëne, ka vendosur ndryshimin e çmimeve tavan të shitjes së karburanteve në tregun vendas.

Kështu sipas vendimit, nafta me shumicë ulet me 2 lekë, ndërsa benzina me 1 lekë.

Çmimet e reja:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku do të rishikohen në varësi të ndryshimeve në tregun ndërkombëtar.

Bordi i Transparencës ka tërhequr vëmendjen e të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për zbatimin e vendimit, ndërsa thekson se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

/tvklan.al

Lini një koment