Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBerisha me bashkëshorten mbërrijnë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, priten nga Noka dhe Bardhi

Berisha me bashkëshorten mbërrijnë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, priten nga Noka dhe Bardhi

Këto janë momentet kur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbërrin në Kuvendin Kombëtar të PD-së, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, ndërsa pritet në shkallët e Pallatit të Kongreseve nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.

Berisha përshëndet me dy gishtat lart, ndërsa brenda Pallatit të Kongreseve ndodheshin figura të tjera të Partisë Demokratike, si Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa ndërsa në sallë ishte e pranishme edhe vajza e tij, Argita Berisha, së bashku me bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi.

Berisha mbërrin në Kuvendin e PD-së, shoqërohet nga bashkëshortja! Pritet nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi pic.twitter.com/llOtjleDyu

Lini një koment