Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Avokati i Popullit: Kemi kërkuar informacion të detajuar nga Policia

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Avokati i Popullit: Kemi kërkuar informacion të detajuar nga Policia

Institucioni i Avokatit të Popullit ka vijuar hetimin e nisur kryesisht për ngjarjet e ndodhura në Zvërnec, ku pati ndalime dhe dhunim të qytetarëve gjatë protestës kundër projektit turistik në zonë.

Sipas një deklarate për shtyp, drejtuesja e Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit qëndroi deri në orët e vona të së shtunës në Komisariatin e Policisë Vlorë, ku verifikoi nga afër gjendjen e protestuesve të ndaluar gjatë aksionit policor.

Deklarata e plotë:

Drejtuesja e Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit qëndroi deri në orët e vona të së shtunës në komisariatin e policisë Vlorë, ku verifikoi në vend gjendjen e protestuesve të ndaluar gjatë ngjarjeve në Zvërnec. Kjo vizitë është pjesë e hetimit që kemi nisur kryesisht (ex officio) për dhunën ndaj qytetarëve që ushtronin të drejtën kushtetuese të protestës.

Gjatë inspektimit u zhvillua edhe një takim me drejtuesit e drejtorisë vendore të policisë për të diskutuar respektimin e bazës ligjore të ndalimeve dhe trajtimin e të ndaluarve.

Avokati i Popullit ka kërkuar zyrtarisht nga policia informacion të detajuar për mënyrën si u mbikëqyr veprimtaria e policisë private në zonën ku po protestohej.

Avokati i Popullit do të vijojë ta ndjekë këtë çështje dhe do të informojë publikun për hapat e mëtejshëm.

Lini një koment