Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDemokratët mbledhin Kuvendin Kombëtar, Berisha apel për ripërtëritjen e PD-së, si kusht për fitoren

Demokratët mbledhin Kuvendin Kombëtar, Berisha apel për ripërtëritjen e PD-së, si kusht për fitoren

Në Kuvendin Kombëtar, kryedemokrati Sali Berisha e quajti kapitull politik të mbyllur fazën e mbijetesës së PD-së nga përpjekja sipas tij e kryeministrit Rama për ta asgjësuar.

“Nuk jemi më forca politike që lufton në mbrojtje. Jo, sot jemi forca politike në kilometrin e fundit, në kilometrin që ecim drejt fitores.”, tha Berisha

Por Berisha i përgatiti anëtarët e PD-së se ky kilometër do të jetë edhe më i vështiri. Pas mbrojtjes së pluralizmit, tha kreu demokrat, misioni i PD-së është garantimi i zgjedhjeve të ndershme përmes votës së lirë.

“Për ne flamuri kombëtar do mbetet në gjysmë shtizë gjersa flamuri i votës lirë të shqiptarëve të valvitet krah tij.”, tha Berisha.

Berisha shprehu bindjen se PD do të jetë fituese nëse zgjedhjet do të jenë të lira. Ai lançoi prioritetet e programit të partisë që drejton për zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa prioritet absolut shpalli luftën ndaj karteleve të krimit dhe drogës.

“Këta kriminelë do të japin llogari për krimin e shëmtuar që kryej ndaj Shqipërisë dhe kombeve të tjera. Bashkë me banditët do shkojnë dhe politikanët që i kanë bërë ata të tillë.”, tha Berisha.

Po që Partia Demokratike të jetë alternativë fituese krahas zgjedhjeve të lira, kusht është për Berishën edhe riorganizimi i saj.

“Ripërtëritje, ripërtëritje, ripërtëritje. Ky mesazh mbart në vete shpresën e pashuar të shqiptarëve. Shpresa është forcë. Forca është shpresë.” , tha Berisha.

Në këtë kuvend u votua për anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar si kundër për ndryshime statutore të cilat nuk prekin thelbin e statutit të mëparshëm sa i takon nenit Basha për dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike në rast se humbet zgjedhjet nëse ato janë të lira dhe të ndershme.

Sikundër nuk preket as mbajtja e primareve edhe pse një pjesë e anëtarëve të kryesisë janë shprehur kundër pasi sipas tyre nxit konfliktet.

Për shmangien e debateve, statuti i ri parashikoi ngritjen e një komisioni të posaçëm për verifikimin e kandidaturave që do të hyjnë në primare. Edhe pas votimit, Berisha çmoi procesin si edhe Kuvendin si mjaft të rëndësishëm për modernizimin e Partisë Demokratike.

“Këto lista përfaqësojnë një elitë të vërtetë politike të Shqipërisë, përfaqësojnë një ripërtëritje në frymën e këtij kuvendi si kuvend i ripërtëritjes.”, tha Berisha.

Lini një koment