Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident fatal në Korçë-Bilisht, humb jetën 62-vjeçari. Sapo kishte zbritur nga makina kur…

Aksident fatal në Korçë-Bilisht, humb jetën 62-vjeçari. Sapo kishte zbritur nga makina kur…

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë, më 31 maj, në aksin Korçë – Bilisht, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tren ku një mjet ka përplasur një këmbësor i cili u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë nga plagët e marra.

“Sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor ‘Korçë-Bilisht’, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, automjeti me drejtues shtetasin F. P., ka përplasur shtetasin L. Sh., rreth 62 vjeç, i cili sapo kishte zbritur nga një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka marrë dëmtime trupore dhe ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Korçës.”, kanë bërë me dije uniformat blu.

Po ashtu, efektivët e policisë arrestuan në vendngjarje drejtuesin e mjetit me iniciale F. P., 47 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, me pasojë vdekjen.

/tvklan.al

Lini një koment