Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaPas takimeve zyrtare, Hoxha dhe Konjufca bëjnë homazhe te memoriali ‘Heroinat’ në Prishtinë

Pas takimeve zyrtare, Hoxha dhe Konjufca bëjnë homazhe te memoriali ‘Heroinat’ në Prishtinë

Pas takimeve me krerët e institucioneve të Kosovës, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka bërë homazhe pranë memorialit “Heroinat” në Prishtinë, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.

Homazhet u zhvilluan në kuadër të vizitës zyrtare të Hoxhës në Kosovë, gjatë së cilës ai u takua me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Lini një koment