E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
51
Demokratë
40
Republikanë
Demokratët projektohen fitues të Senatit (Decision Desk HQ, NBC) • 9 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
197
Demokratë
109
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 129 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 23:54 (Detroit) • Të dhënat: Decision Desk HQ, NBC News, CNN
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama reagon për Zvërnecin: Edhe unë do ngrihesha në protestë, rojet private u sollën si kafshë

Rama reagon për Zvërnecin: Edhe unë do ngrihesha në protestë, rojet private u sollën si kafshë

Kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e së hënës grupin parlamentar të PS ku foli edhe për situatën e krijuar në Zvërnec ku banorët e zonës dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestojnë kundër projektit për ndërtimin e një resorti në zonë.

Rama e nisi fjalën duke u solidarizuar me revoltën dhe zemërimin publik ndaj skenë së tërheqjes zvarrë të një protestuesi nga rojet privatë të sigurisë duke e cilësuar të pajustifikueshme indiferencën e policisë që duhet ta mbronte.

Sipas tij rojet privare të sigurisë u sollën si kafshë me protestuesin ne syte e policise qe duhet t’i kishte mbrojtur.

“Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht pasi panë aktin e neveritshëm të tërheqjes zvarrë të njërit prej protestuesve.

Ju kam dëgjuar, lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë. Ju siguroj se, në vendin tuaj, edhe unë njësoj do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryeministrit, sepse do të më dukej e tmerrshme që disa roje private, në sytë e policisë së vendit tim, pas një teli me gjemba, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda, ta tërhiqnin zvarrë në plazhin e rrethuar, dhe policia ta relativizonte dhunën duke thënë që u futën vetë, ndërkohë që duhet t’i kishte arrestuar vetë ata që morën protestuesit.

Po të më thoshin se toka është e shtetit dhe shteti po ua fal të huajve, do të bëja më keq se ju. Është përhapur edhe ideja se shteti po ua fal tokën izraelitëve për të sjellë palestinezë. Po të më thoshin se është zonë e mbrojtur dhe shteti do të sjellë të huaj për të shkatërruar biodiversitetin…”, tha Rama.

Lini një koment