Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNdërron jetë babai i Ilir Metës, ish-presidenti do lirohet nga qelia

Ndërron jetë babai i Ilir Metës, ish-presidenti do lirohet nga qelia

Ka ndërruar jetë babai i ish-presidentit Ilir Meta.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë familjare për ish-kreun e shtetit, avokati i tij kërkoi këtë të diel, më 1 qershor, leje që klienti i tij të lërë përkohësisht qelinë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Pas kërkesës së avokatit, leja është miratuar.

Sipas raportimit të gazetares së Klan News, Glidona Daci, po kryhen të gjitha procedurat që kreu i Partia e Lirisë të largohet përkohësisht nga burgu 313 dhe të jetë i pranishëm në varrimin e të atit.

Ish-kreu i shtetit do të udhëtojë drejt vendlindjes së tij, Çepan, në zonën e Skraparit, ku do të zhvillohet ceremonia mortore në orën 12:00.

Mësohet se babai i Metës, Rexhep Meta ka lënë amanet, që të varroset në vendlindje. Ai ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në burg, i akuzuar për tre vepra penale. Meta akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

/tvklan.al

Lini një koment