Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaEkspozita e makinave retro nga Italia në Gjirokastër

Ekspozita e makinave retro nga Italia në Gjirokastër

Pazari karakteristik i Gjirokastrës u kthye në një atraksion të veçantë ndërsa 30 makina retro u ekspozuan në mjediset e zonës muzeale.

Makinat historike kanë udhëtuar nga Italia për një tur ne vendin tonë duke u ndalur edhe në qytetin e gurtë. Automjetet retro tërhoqën vëmendjen e turistëve të shumtë duke rikthyer atmosferën e dekadave të kaluara për të aposionuarit e automobilizmit.

Pjesëmarrësit shprehen se evente të tilla ndihmojnë në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe turistike të Gjirokastrës, duke tërhequr më shumë vizitorë vendas dhe të huaj si një alternativë për të pasuruar ofertën turistike. Tashmë turet e automobilizmit apo intineraret me motorë tërheqin turistët e apasionuar në Gjirokastër.

Lini një koment