Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGrabitja e bankës në Tiranë, reagon policia: U fut i maskuar, nën kërcënimin e armës mori një shumë parash

Grabitja e bankës në Tiranë, reagon policia: U fut i maskuar, nën kërcënimin e armës mori një shumë parash

Një bankë është grabitur nga një person i armatosur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Gjin Bue Shpata”.

Në reagimin e policisë thuhet se një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

Lini një koment