Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGjirokastër, 594 maturantë i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj

Gjirokastër, 594 maturantë i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj

Në Qarkun Gjirokastër 594 maturantë në 7 qendra provimi iu nënshtruan ditën e sotme provimit të gjuhës së huaj , i cili është testi i parë i Maturës Shtetërore.

Mes tyre 315 maturantë iu përkasin shkollave të mesme të bashkive Gjirokastër e Libohovë.

Në përfundim të provimit maturantët u shprehën se provimi ishte i nivelit mesatar për sa i përket pyetjeve të testit. Provimet e Maturës Shtetërore do të vijojnë më 9 qershor me testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Lini një koment