Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AInter ka gati marrëveshjen me mbrojtësin francez, kushton 25 mln euro dhe kontratë deri vitin 2031

Inter ka gati marrëveshjen me mbrojtësin francez, kushton 25 mln euro dhe kontratë deri vitin 2031

Pas fitimit të titullit kampion, tek Inter janë duke menduar që tani për merkaton e verës, ndërkohë që Marotta me shokë mbajnë një sy edhe nga Botërori që nis së shpejti, në zbulim të ndonjë talenti.

Klubi kërkon emra të rinj dhe vëmendja më e madhe është përqendruar te mbrojtja, ku lojtari i përzgjedhur është 26-vjeçari francez Oumar Solet, që luan në Serie A me skuadrën e Udinese.

Palët po mendojnë për një marrëveshje huazimi me bardhezinjtë, me një detyrim për ta blerë. Vlera fillestare është 25 milionë euro. Nga ana e lojtarit, gjithçka është tashmë e kopsitur, një marrëveshje është e vlefshme deri në vitin 2031.

Solet mund të luajë në të tre pozicionet në mbrojtjen e Chivu. Tek Udinese, ai luajti kryesisht si mbrojtës i djathtë, duke sulmuar vazhdimisht. Ai pati një sezon pozitiv: tre gola në 38 paraqitje këtë sezon.

Lini një koment