Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGrabitja e bankës te Komuna e Parisit, arrestohet roja. Nuk neutralizoi autorin

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, arrestohet roja. Nuk neutralizoi autorin

Policia e Tiranës ka arrestuar rojen e bankës së nivelit të dytë, që u grabit ditën e djeshme në kryeqytet.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj raporton se roja i bankës me inicialet F. Ç., 60 vjeç, akuzohet se nuk ka vepruar në momentet e grabitjes për të neutralizuar autorin.

“Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi F. Ç. është larguar përkohësisht gjatë orarit të shërbimit dhe nuk ka marrë masat e nevojshme për sigurimin e ambienteve të brendshme të bankës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë të rastit dhe kapjen e autorit, i cili ende nuk është identifikuar.


Sjellim ndërmend se ngjarja ndodhur ditën e djeshme, më 2 qershor në një bankë të nivelit të dytë në rrugën “Gjin Bue Shpata”, tek Komuna e Parisit në kryeqytet.

Një person u fut në bankë dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari, që po i depozitonte. Autori kishte shkuar tek banka me skuter nga kryqëzimi i Komunës së Parisit, ka lënë skuterin jashtë dhe ka hyrë menjëherë në ambientet e bankës.

Pasi ka marrë paratë, është larguar nëpërmjet rrugës “Sulejman Delvina” dhe dyshohet se ka braktisur skuterin në një garazh. Më pas është larguar drejt zonës së bllokut.

Lini një koment