E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian të laboratorit të kokainës në Frakull

SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian të laboratorit të kokainës në Frakull

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 14 vite burg për shtetasin kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i akuzuar si kimisti që do të përpunonte dhe ndante kokainën në laboratorin e zbuluar në Frakull.

Rodriguez po gjykohet në mungesë në Shqipëri, ndërsa pritet ekstradimi i tij nga Kolumbia. Ai u arrestua në shtator të vitit të kaluar nga autoritetet kolumbiane, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar në kuadër të hetimeve për laboratorin e kokainës në Frakull.

Sipas dosjes hetimore, kolumbiani dyshohet se kishte rol kyç në procesin e përpunimit dhe ndarjes së lëndës narkotike në laboratorin që u zbulua gjatë operacionit të autoriteteve shqiptare. Gjykimi ndaj tij vijon, ndërsa SPAK ka paraqitur pretencën për dënimin me 14 vite heqje lirie.

Lini një koment