Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMblidhet Komisioni për Reformën Territoriale, Boçi: Na kurseni lavdet! Shprehni shqetësimet

Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale, Boçi: Na kurseni lavdet! Shprehni shqetësimet

Komisioni për Reformën Territoriale është mbledhur këtë të mërkurë, më 3 qershor, në një seancë dëgjimore me kryetarët e bashkive në tre qarqeve. Fjala është për qarqet Dibër, Vlorë dhe Tiranë.

Dëgjesa për qarkun e Dibrës është e para që po zhvillohet, ku marrin pjesë kryetarët e 4 bashkive: Dibrës, Bulqizës, Matit dhe Klosit.

Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari i këtij komisioni nga opozita Luçiano Boçi, iu drejtua të pranishmëve me kërkesën që të shprehin shqetësimet e tyre sa i takon kësaj reforme dhe punës se si mund të kryhen punët më mirë nëpër bashki.

Madje thekson: “Nuk jemi këtu për të dëgjuar lavde administrative, na i kurseni ato. Nuk jemi këtu për punë dëshire!”

“Të jeni të bindur. Jemi në reformë se gjërat nuk shkojnë. Nuk jemi këtu për të thënë që sa bukur e kemi bërë në 2014-ën, në raporton me 2005-ën. Fare! Ne duam problematikat që keni ju post 2014-ës dhe 2015-ës.”, shprehet Boçi.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Lini një koment