Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPërplasje me armë gjatë operacionit në Maliq, vritet një polic. Plagoset një tjetër

Përplasje me armë gjatë operacionit në Maliq, vritet një polic. Plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq këtë të enjte, 4 qershor, ku gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi në kërkim ka ndodhur një përplasje me armë. Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se ngjarja ka ndodhur në një zonë malore të Lozhanit, në Maliq, ku strukturat e policisë pasi kishin identifikuar një person në kërkim kanë zhvilluar një operacion për kapjen e tij. Mirëpo personi i kërkuar rezultoi i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj efektivëve të “Forcave Shqiponja”, duke i marrë jetën njërit prej tyre dhe plagosur një tjetër.

Nga përplasja me armë dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe autori i ngjarjes, i cili më pas është ndaluar.

Efektivi i plagosur me inicialet E.A po merr ndihmën e parë në spitalin e Korçës. Ai pritet që të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Lini një koment