Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeagueOnana këmbëngul për rikthimin te Manchester United, kërkon të bindë Carrick në fazën përgatitore

Onana këmbëngul për rikthimin te Manchester United, kërkon të bindë Carrick në fazën përgatitore

Andre Onana planifikon të kthehet në “Old Trafford” këtë verë pavarësisht interesit nga ekipe të tjera. Sipas BBC, portieri kërkon të provojë shanset e tij këtë verë me trajnerin Michael Carrick.

Portieri kamerunas e kaloi sezonin e fundit i huazuar te klubi turk i Trabzonspor. Gjithsesi, shanset që të veshë sërish fanellën e “djajve të kuq” janë të pakta, sidomos pas paraqitjes së mirë të Senne Lammens.

Belgu është bërë numri 1 i paprekshëm për United. Ai mbërriti në “Old Trafford” në fund të merkatos së verës së kaluar dhe fitoi besimin e të gjithëve. Ndaj, vështirë se Onana do të pranojë një rol si zevendësues.

Mediat shprehen se është e paqartë nëse Onana do të përfshihet në skuadër për fazën para-sezonale të Manchester United. Me shumë gjasa, klubi anglez do të kërkojë një sistemim të ri për portierin kamerunas edhe këtë verë.

Lini një koment