Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKryeministri Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në Mal të Zi

Kryeministri Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në Mal të Zi

Liderët e BE-së dhe vendeve të rajonit do të mblidhen të premten (5 qershor) në Tivat të Malit të Zi për Samitin “Bashkimi Europian-Ballkan Perëndimor”, i cili do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar se Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në këtë samit të rëndësishëm me fokus integrimin europian të rajonit.

Në Samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Kjo tryezë e rëndësishme do të shërbejë gjithashtu si një platformë për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni dhe Europa, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në funksion të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

RTSH

Lini një koment