Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaQytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa të pranishmit kanë brohoritur në kor thirrjet “Rama ik!”.

Tubimi vjen në vazhdën e protestave të ditëve të fundit kundër projektit në Zvërnec, të cilat janë zhvilluar si në Vlorë ashtu edhe në qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë, protesta po vijon në Tiranë dhe Durrës, ku pjesëmarrja në Tiranë vijon të jetë më e madhe.

Lini një koment