Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSulmohen dy vëllezër në Tiranë, njëri i plagosur me armë zjarri: Nuk i njihnim!

Sulmohen dy vëllezër në Tiranë, njëri i plagosur me armë zjarri: Nuk i njihnim!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku dy vëllezër kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 03:00 janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dy vëllezër. Njëri prej tyre kishte plagë në këmbë të shkaktuar me armë zjarri, ndërsa tjetri kishte pësuar ndryshje.

“Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues në Laç, i dëmtuar në këmbë dyshohet me armë zjarri, dhe vëllai i tij, shtetasi K. G.(L.), i dëmtuar në këmbë(ndrydhur).”, bëjnë me dije uniformat blu.

Fatmirësisht të dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa persona të panjohur për ta, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al

Lini një koment