Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AMilani në “koma”, Ibrahimovic bën “sfilata”. Tifozët kuqezinj e “masakrojnë” me ofendime të rënda

Milani në “koma”, Ibrahimovic bën “sfilata”. Tifozët kuqezinj e “masakrojnë” me ofendime të rënda

Postimi i fundit i Zlatan Ibrahimovic në “X” ka ndezur zemërimin e tifozëve të Milanit. Ai u shfaq si pjesë e një fushate sociale për një markë të njohur veshjesh sportive, së bashku me Kylian Mbappé, Cristiano Ronaldo dhe Vinicius Jr, por reagimet e tifozëve kuqezinj kanë qenë shumë negative.

Në komente, Ibrahimovic është sulmuar rëndë me ofendime dhe imazhe fyese, ku disa e paraqesin në mënyrë tallëse si “klloun” apo “derr”, ndërsa të tjerë shkruajnë hapur hashtag-un #IbrahimovicOut ose “Fuera”, duke kërkuar largimin e suedezit nga projekti i Milanit.

Situata ka krijuar një klimë tensioni të fortë mes një pjese të tifozëve dhe figurës së ish-sulmuesit suedez, që sot është pjesë e strukturës drejtuese të klubit.

Watch Zlatan rip the script on @Nike pic.twitter.com/x1cvkE6m0P

— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) June 4, 2026

Lini një koment