Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Shqiponjat” në lot, i japin lamtumirën e fundit kolegut të tyre

“Shqiponjat” në lot, i japin lamtumirën e fundit kolegut të tyre

Po zhvillohen homazhet në nder të efektivit të forcës “Shqiponja”, Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar një ditë më parë.

Familjarë, të afërm, kolegë dhe përfaqësues të strukturave të Policisë së Shtetit janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit 34-vjeçarit.

Mes dhimbjes dhe emocioneve të forta, kolegët e tij nga forca “Shqiponja” kanë nderuar kujtimin e Mekollit, duke e përcjellë me respekt dhe mirënjohje për shërbimin e tij në radhët e policisë.

Vdekja e efektivit ka tronditur kolegët dhe opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment