Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRama në Vlorë, takim me banorët e Zvërnecit

Rama në Vlorë, takim me banorët e Zvërnecit

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvillon një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi mbahentnë “Pallatin Labëria”. 

Gazetarja e Klan News, Greta Haskaj raporton se përveç banorëve të Zvërnecit do të marrin pjesë edhe persona nga strukturat e bashkisë.

Pas takimit me banorët, kreu i qeverisë do të marrë pjesë edhe në një miting që organizohet në qendër të qytetit bregdetar, kjo në kuadër të festimit të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste në Vlorë.

Vizita e Ramës në Vlorë, vjen në një tokë tensionesh dhe protestash lidhur pikërisht me projektin për Zvërnecin. Pas rrethimit me tela me gjemba të territorit, banorët ata të cilët u ngritën në një protestë lokale, e cila më pas mori përmasa edhe më të mëdha.

Ndërkohë në kryeqytet është parashikuar që pas orës 18:00 të mbahet protesta e gjashtë qytetarë, më bulevardin para Kryeministrisë.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Lini një koment