E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Uzuni rikuperon në kohë për Luksenburgun, Kombëtarja mbyll stërvitjen e fundit në stadiumin “Air Albania”

Uzuni rikuperon në kohë për Luksenburgun, Kombëtarja mbyll stërvitjen e fundit në stadiumin “Air Albania”

Skuadra e drejtuar nga trajneri Maran zhvilloi sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes, ku fokusi ishte tek ushtrimet fizike dhe skema të ndryshme taktike.

Grupit iu bashkua sulmuesi Myrto Uzuni, i cili pasditen e djeshme u stërvit i veçuar, por tashmë është rikuperuar plotësisht, ndërsa mungoi Anis Mehmeti, i cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme për shkak të gjendjes gripale. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje optimale dhe në skuadër ka atmosferë pozitive para ndeshjes.

Kombëtarja do të zbresë nesër në fushë në orën 20:00 për sfidën miqësore ndaj Luksemburgut në stadiumin “Air Albania”.

Lini një koment