Aksident i rëndë në Novoselë, një viktimë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje, 5 qershor, në aksin rrugor pranë Novoselës.
Korrespondentja e Klan News, Greta Haskaj, raporton paraprakisht se si pasojë e përplasjes së fortë dyshohet se ka humbur jetën një person.
“Sot, më datë 05.06.2026, rreth orës 21:35, në autostradën 100 Vjetori, me drejtim nga Fieri për në Vlorë, është konstatuar një person i aksidentuar i vdekur dhe e pamundur të identifikohet. Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes në pritje të grupit hetimor”, njofton policia.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës si dhe të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.
/tvklan.al