Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaI dënuar në Itali me 7 vite burg, arrestohet me qëllim ekstradimin 54-vjeçari shqiptar

I dënuar në Itali me 7 vite burg, arrestohet me qëllim ekstradimin 54-vjeçari shqiptar

Forcat e posaçme operacionale kanë arrestuar një 54-vjeçar i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar.

Gj.N banues në Laç u ndalua nga policia pasi rezulton i dënuar me 7 vite burg nga autoritetet italiane. Sipas policisë shqiptare, 54-vjeçari është dënuar me 7 vite e dy muaj heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike dhe kanosje.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”, njofton policia.

Interpol Tirana është duke kryer të gjitha procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

/tvklan.al

Lini një koment