Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBerisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e PD. Do jeni boshti kryesor i arritjes së objektivave

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e PD. Do jeni boshti kryesor i arritjes së objektivave

Në një takim me 71 anëtarët e zgjedhur nga Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Këshillin Kombëtar të PD-së, kryetari Sali Berisha, vuri theksin te ripërtëritja e partisë, roli i të rinjve dhe akuzat e ashpra ndaj qeverisë.

Në nisje të fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha vlerësoi Antonio López-Istúriz White, të cilin e cilësoi si një mbështetës të hershëm të PD-së dhe ‘mik të kohëve të vështira’, duke theksuar rolin e tij në strukturat evropiane të PPE-së dhe CDI-së në mbështetje të demokratëve shqiptarë.

Duke iu drejtuar të rinjve të FRPD-së, Berisha e përshkroi këtë grup si ‘audienca e vërtetë e shpresës’ për partinë dhe vendin, duke e lidhur praninë e tyre në Këshillin Kombëtar me procesin e ripërtëritjes së PD-së.

Ai theksoi se Kuvendi i fundit e partisë ishte një ‘Kuvendi Ripërtëritje’, ku sipas tij, përfshirja e brezit të ri ishte element kyç për modernizimin dhe organizimin e strukturave të PD-së. Në këtë kontekst, ai vlerësoi një prej të rinjve të pranishëm si ‘potencial për t’u bërë bosht i arritjeve të ardhshme të partisë’.

Lini një koment