“Shqipëria nuk shitet”, protestë edhe në Londër, thirrje dhe marshime masive nga shqiptarët
Protestat kundër projektit të planifikuar në Zvërnec kanë vijuar edhe jashtë vendit, ku mjaft shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Londër për të shprehur po të njëjtat qëndrime dhe kundërshtime .
Me flamuj kuqezi dhe pankarta, protestuesit marshuan në kryeqytetin britanik duke kërkuar anulimin e projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Gjatë tubimit kishte thirrje dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike në vend.
Shqiptarët e Londrës kanë shprehur mendimin e tyre duke shprehur mesazhe të forta në pankarta si: “Shqipëria nuk shitet”.
Nga ana tjetër, edhe në Vjenë është krijuar një atmosferë e tillë ku shqiptarët brohorasin dhe ngrenë flamurin shqiptar, teksa njëzëri thërrasin: “O sa mirë me qen shqiptar”.