E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Plagosje me armë zjarri në Shijak, shpallet në kërkim autori

Plagosje me armë zjarri në Shijak, shpallet në kërkim autori

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur pasditen e së dielës, 7 qershor, në Shijak.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në lagjen “Lugina”, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve B.G. dhe E.B.

I plagosur ka mbetur shtetasi B.G., i cili është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas autoriteteve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E.B.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

“Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.

/tvklan.al

Lini një koment