Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPlagoset 27-vjeçari në Vlorë, plumbi i hyn në këmbë dhe i del në anën tjetër

Plagoset 27-vjeçari në Vlorë, plumbi i hyn në këmbë dhe i del në anën tjetër

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve të para, një i ri rreth 27 vjeç është qëlluar pranë makinës së tij.

Ai ka marrë një plagë nga një plumb në këmbë, i cili i ka hyrë dhe i ka dalë në anën tjetër ndërsa është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe po merr ndihmën mjekësore.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lini një koment