E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Një motor u afrua dhe hapi zjarr, detaje nga plagosja në Vlorë. Identifikohet i plagosuri dhe autori

Një motor u afrua dhe hapi zjarr, detaje nga plagosja në Vlorë. Identifikohet i plagosuri dhe autori

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosur ka mbetur Kevi Lazaj, 27 vjeç. I riu është plagosur në momenti kur po dilte nga një lokal bar kafe pranë rreth rrotullimit të lagjes 24 maj.

Në ato momente është afruar pranë automjetit të 27-vjeçarit, një person me motor dhe kaskë duke e qëlluar. Pas ngjarjes është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Personi i plagosur është dërguar me urgjence drejt spitalit ku ka marre një plage ne këmbë ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Autori i plagosjes është identifikuar si Turi Aligjoni, 55 vjeç.

“Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se, pas një konflikti ndërmjet shtetasve T. A., 55 vjeç, dhe K. L., 27 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. L.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit T. A., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi K. L. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes’, njofton policia.

Lini një koment