Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaHumbi jetën në aksident, mbahen homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku (VIDEO)

Humbi jetën në aksident, mbahen homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku (VIDEO)

Në Elbasan u zhvilluan homazhe në nder të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor.

Familjarë, miq, tifozë, sportdashës, si dhe personalitete të botës së sportit, u mblodhën pranë stadiumit për t’i dhënë lamtumirën e fundit 22-vjeçarit dhe për të nderuar kujtimin e tij.

Gjatë ceremonisë, të pranishmit shprehën ngushëllimet dhe solidaritetin me familjen Bunjaku, ndërsa vlerësuan kontributin e futbollistit në fushën e lojës dhe figurën e tij si i ri i përkushtuar ndaj sportit.

Mes emocioneve dhe dhimbjes, qindra qytetarë vendosën lule dhe mbajtën një minutë heshtje në kujtim të tij.

Lini një koment