Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës

6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës

Në pjesën e zgjeruar te autostradës Tirane-Durrës do te ndërtohen 6 mbikalime. Ndërtimi i tyre do t’u vije ne ndihme banoreve te zonës qe jetojnë ne dy krahët e rrugës.

Gjashtë mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen përgjatë kilometrave të parë të autostradës Tiranë–Durrës. Pas përfundimit të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur procedurat për realizimin e elementëve të tjerë të projektit.

Ndërtimi i këtyre mbikalimeve do t’u mundësojë banorëve që jetojnë përgjatë autostradës të lëvizin më lehtë dhe në mënyrë më të sigurt, përmes pikave të dedikuara të kalimit.

Procedura e tenderimit pritet të mbyllet më 15 qershor, ndërsa pas shpalljes së fituesit, punimet do të nisin menjëherë.

Përveç ndërtimit të 6 mbikalimeve, projekti parashikon edhe ngritjen e sistemit të ndriçimit, gjelbërimin e zonave përkatëse, vendosjen e barrierave që eliminojnë zhurmën e makinave, si dhe ndërhyrje të tjera plotësuese.

Gjatë një inspektimi të punimeve për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, theksoi se garantimi i aksesit për banorët që jetojnë përgjatë këtij aksi rrugor është një nga komponentët kryesorë të projektit, zbatimi i të cilit pritet të nisë së shpejti në terren.

Synohet që në muajin shtator, kur do të nisë edhe viti i ri shkollor, këto ndërhyrje të kenë përfunduar dhe të mund të jenë të aksesueshme nga qytetarët.

Lini një koment