Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGjyqi Partizani/ Paraqitet ish-ministri Ruli në GJKKO si dëshmitar, zbardhet lista! Kush dëshmon tjetër në seancën e sotme

Gjyqi Partizani/ Paraqitet ish-ministri Ruli në GJKKO si dëshmitar, zbardhet lista! Kush dëshmon tjetër në seancën e sotme

Ka nisur këtë të hënë seanca e radhës gjyqësore për dosjen “Partizani”, në të cilën nën akuzë është ish-kryeministri Sali Berisha.

Kjo nuk është hera e parë që në lidhje me këtë çështje dëshmojnë ish-zyrtarë dhe ish-ministra. Më herët, para trupit gjykues dhe prokurorëve janë marrë në pyetje disa ish-funksionarë të administratës shtetërore për të dhënë deklarimet e tyre mbi rrethanat që lidhen me dosjen.

Sipas informacioneve nga gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati, në seancën e kësaj të hëne pritet të dëshmojnë:

Seanca pritet të fokusohet në dëshmitë e personave që kanë pasur role institucionale në periudhën kur janë ndërmarrë procedurat që lidhen me çështjen e kompleksit sportiv “Partizani”. Procesi vijon në kuadër të shqyrtimit gjyqësor të një prej dosjeve më të debatuara të viteve të fundit në vend.

Lini një koment