Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKonflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi në vrasje, RENEA në kërkim të autorit

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi në vrasje, RENEA në kërkim të autorit

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Tiranë, paraditen e të hënës pas një sherri banal në kalçeto.

Mësohet se fillimisht viktima, i identifikuar si Ardian Baloshi, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka identifikuar autorin, Sadik Llanaj, i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen me pistoletë.

Në kërkim të Llanjat janë vënë edhe forcat RENEA, pasi dyshohet se autori është i armatosur.

Sipas raportimeve në vendngjarje po merren në pyetje dëshmitarët okularë dhe familjarët e dy të rinjve dhe gjithashtu po këqyren edhe kamerat e sigurisë.

Ka dyshime se autori dhe viktima janë fqinj me njëri-tjetrin. Ndërkohë pritet edhe reagimi i Policisë për ngjarjen.

Lini një koment