Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës, KAS e rikthehen për shqyrtim te Komisioneri Celibashi
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur sot të shfuqizojë vendimin e mëparshëm të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, lidhur me mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Vendimi i KAS detyron KQZ të shqyrtojë në themel çështjen dhe të marrë një vendim përfundimtar mbi fatin e mandatit të Hajdarit.
Gjithashtu, KAS rrëzoi kërkesën për moslejimin e ankimit ndaj këtij vendimi, duke hapur rrugën për një proces të ri shqyrtimi administrativ.
Hajdari nuk kishte deklaruar një dënim të vitit 1999 në Greqi, kur ishte 17 vjeç, gjë që i ka kushtuar një betejë të gjatë politike me opozitën.