Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaTë shtëna me armë në Velipojë, policia jep detajet e para

Të shtëna me armë në Velipojë, policia jep detajet e para

Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e kësaj të hënë në Velipojë. Policia bën me dije se rreth orës 13:35 dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin.

Mësohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të lënduar dy personat e përfshirë në konflikt. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Shkodër/ Informacion paraprak. Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, njofton policia.

Lini një koment