E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiGoli i dytë radhazi, ish-sulmuesi i Partizanit futet nga stoli dhe bën heroin në minutën e 91-të

Goli i dytë radhazi, ish-sulmuesi i Partizanit futet nga stoli dhe bën heroin në minutën e 91-të

Ish-sulmuesi i Partizanit, Kristian Mba, u shndërrua në heroin e Metalist 1925, në triumfin 1 me 0 të arritur ndaj Kudrivkas, në duelin e vlefshëm për javën e 24-t të kampionatit ukrainas. 26-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 86-të, në vendin e Ari Mouras, teksa vetëm 5 minuta në fushë, i mjaftuan për […]

Ish-sulmuesi i Partizanit, Kristian Mba, u shndërrua në heroin e Metalist 1925, në triumfin 1 me 0 të arritur ndaj Kudrivkas, në duelin e vlefshëm për javën e 24-t të kampionatit ukrainas.

26-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 86-të, në vendin e Ari Mouras, teksa vetëm 5 minuta në fushë, i mjaftuan për të vendosur sfidën, duke shënuar golin e fitores.

Ky ishte goli i dytë radhazi në kampionat për nigerianin dhe i treti në 18 aktivizime me skuadrën e Metalist 1925, që renditet në vendin e katërt me 44 pikë, 2 më pak se Polisya Zhyomyr e vendit të tretë.

Për sa i përket ishëve të tjerë të Superiores, në këtë sfidë, Itodo u aktivizua titullar, ndërkohë që Rashica u aktivizua nga stoli. Zabërgja nuk mori asnjë minutë ndaj Kudrivkas.

Lini një koment