Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZhvillohet sot në Vlorë provimi i dytë i Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Zhvillohet sot në Vlorë provimi i dytë i Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Sot në qytetin e Vlorës po zhvillohet provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2026, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Në këtë proces janë përfshirë gjithsej 1.124 maturantë, të cilët po i nënshtrohen testimit në 6 ambiente të përcaktuara për zhvillimin e provimit.

Provimi nis në orën 10:00 dhe zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe institucionet përgjegjëse.

Masat organizative dhe monitoruese janë marrë për të garantuar mbarëvajtjen e procesit, ndërsa maturantët synojnë rezultate sa më të mira në këtë provim, i cili është një hap i rëndësishëm drejt studimeve universitare.

Lini një koment