E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
51
Demokratë
40
Republikanë
Demokratët projektohen fitues të Senatit (Decision Desk HQ, NBC) • 9 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
197
Demokratë
109
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 129 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 23:54 (Detroit) • Të dhënat: Decision Desk HQ, NBC News, CNN
Ballina›Lajme nga Shqiperia›34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikon autorin e dyshuar

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikon autorin e dyshuar

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për rastin e zhdukjes së 34-vjeçarit E.K, i cili rezulton i humbur që prej datës 4 qershor, kur është parë për herë të fundit në kryeqytet.

Sipas njoftimit të autoriteteve, është identifikuar si i dyshuar për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të të riut 41-vjeçari A.Sh, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Policia ka arrestuar gjithashtu një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit E. K., 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit A. Sh., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin”, njofton policia.

Megjithatë, pavarësisht veprimeve hetimore të kryera deri tani, policia bën të ditur se ende nuk ka arritur të lokalizojë E.K. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle të detajuara në ambientin ku dyshohet se 34-vjeçari mbahej peng, si edhe në një sërë lokacionesh të tjera dhe zona të ndryshme në terren, por pa rezultat.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e 34-vjeçarit vijojnë.

/tvklan.al

Lini një koment