Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaI dënuar me 15 vite burg, shqiptari arrestohet në Itali (Detajet)

I dënuar me 15 vite burg, shqiptari arrestohet në Itali (Detajet)

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Itali sot në 9 qershor me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin S.S alias A.I, i dënuar për trafikim të qenieve njerëzore. Arrestimi i tij u realizua në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Sipas Policisë së Shtetit, operacioni u zhvillua falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Gjykata e Apelit në Tiranë e kishte dënuar 42-vjeçarin me 15 vite burg në vitin 2017. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim. Autoritetet shqiptare dhe ato italiane po vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

I dënuar me 15 vjet burgim, për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali, 42-vjeçari.

Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi S.S alias A.I, 42 vjeç.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”. Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.

Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Shqipëri.

/tvklan.al

Lini një koment