Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaFerit Hoxha në Dublin: Zgjerimi në BE, investim strategjik në sigurinë e kontinentit

Ferit Hoxha në Dublin: Zgjerimi në BE, investim strategjik në sigurinë e kontinentit

Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxhha, ndodhej në Dublin, ku dhe takoi këtë të martë, 9 qershor, Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne.

Përmes një postimi në rrjete sociale,  Hoxha ndau një foto me Byrne, teksa cilësoi se diskutimet mes tyre u përqendruan tek rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Palët diskutuan gjithashtu rëndësinë e një procesi zgjerimi të bazuar në meritë, ku vendet kandidate shpërblehen për reformat dhe progresin e arritur.

Diskutimet tona u përqëndruan në veçanti në progresin dhe perspektivën e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Pata mundësinë të theksoja progresin e arritur përmes agjendës sonë të reformave dhe të riafirmoja angazhimin tonë të palëkundur për të ruajtur momentumin e fortë të procesit të negociatave, për të përfunduar me negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe për të arritur objektivin tonë strategjik të anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.

Gjithashtu diskutuam rëndësinë e ruajtjes së një procesi të besueshëm zgjerimi të bazuar në meritë, që shpërblen progresin dhe ofron përfitime të prekshme si për vendet kandidate ashtu edhe për vetë BE-në. Në mjedisin gjeopolitik të sotëm, zgjerimi nuk është vetëm një politikë transformuese, por edhe një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Evropës.

Shpreha vlerësimin e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës për zgjerimin e BE-së dhe i urova çdo sukses Presidencës së ardhshme irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian”, shkruan ai në rrjete sociale.

/tvklan.al

Lini një koment